Tatimi progresiv, ekspertët ekonomik: Barrë shtesë për qytetarët

05.11.2018 19:45

Vendosja e sistemit të ri të tatimit shihet me skepticizëm si nga ana e bizneseve....

Vendosja e sistemit të ri të tatimit shihet me skepticizëm si nga ana  e bizneseve, ashtu edhe nga ana e ekspertëve ekonomik.

Tatimi progresiv do të dëmton shtresën e mesme të vendit e cila është në masë të madhe dhe do të jetë një bare shtesë për qytetarët e vendit, vlerëson analisti ekonomik, Visar Ademi. Ai vlerëson se edhe gjatë periudhës së kaluar edhe tani po amnistohen ata të cilët kanë marrë paratë shtetërore, pasi nuk po krijohet një sistem për të grumbulluar paratë nga kompanitë të cilat kanë shfrytëzuar tenderët shtetëror. 

“Me këtë lloj veprimi unë mendoj që dëmtohet shtresa e mesme e Maqedonisë, e cila duhet të jetë dhe shtresa mbartëse e çdo ekonomie. 90.000 mijë denarë janë të vendosura si prag limiti, mirëpo në qoftë se në një familje katër anëtarëshe vetëm një person punon dhe mer ato para, atëherë i bie që ky person të ketë barën më të madhe dhe nuk e di se a do tia del në fund me këto lloj parash. Mendoj që më tepër fuqi dhe mund duhet të jepet në grumbullimin e parave nga kompanitë të cilët e thithin buxhetin e shtetit dhe ata të cilët i vjedhin” – tha analisti ekonomik, Visar Ademi.

Nga ana tjetër bizneset kërkojnë që mos të shpejtohet me reformat tatimore dhe pensionale, pa mos u bërë konsultime me anët e interesuara. Nga Oda Ekonomiek thonë që miratimi i këtyre ndryshimeve në afat të shkurtër, është e keqe për kompanitë që tashmë kanë plane për vitin e ardhshëm.

“Nuk duhet të shpejtohet me këto masa pa mos u bërë konsultime të plota. Këto ndryshime nuk janë diskutuar. Është vendosur si një projekt tekst me një aplikim dy-mujor, që nuk përputhet me kërkesën që çdo tekst i ligjit të diskutohet në një periudhë të caktuar para se të ndërtohet si një projekt tekst” - Tatjana Shterjova nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.                                                            

Ministri i Financave Dragan Tevdovski, ditë më parë theksoi se propozojnë futjen e një norme shtesë prej 8% për pjesën e të ardhurave që kalon 90,000 denarë në muaj.

Kjo do të thotë se për të ardhurat deri në 90,000 denarë në muaj, tatimi do të mbetej 10 përqind si më parë, ndërsa për pjesën e të ardhurave që tejkalojnë 90,000 denarë do të paguhen 8 përqind shtesë. Nga ministria e financave theksojnë se me futjen e një taksës së drejtë dhe progresiv në Maqedoni do të sigurohen fonde shtesë për të futur të ardhura minimale të garantuara. (Ersan Pajaziti, TVM2)