Xhejha Mexhiti humbi jetën në lumin Vardar

06.11.2018 10:42

Xhejha Mexhiti, 17 vjeçare, nga fshati Zdunjë, rrethinë e Gostivarit....

Xhejha Mexhiti, 17 vjeçare, nga fshati Zdunjë, rrethinë e Gostivarit, është vajza e cila fatkeqësisht mbrëmë ka ndërruar jetë në ujërat e lumit Vardar.

E ndjera në ujërat e lumit Vardar kishte rënë pasi që paraprakisht kishte qenë e sulmuar nga qentë endacakë.

Ndryshe, siç njoftojnë dëshmitarë okularë, trupi i vajzës së ndjerë është gjetur në afërsi të fshatit Balindoll, me çka më vonë është nxjerrë nga ekipet e policisë. Sipas të dhënave policore, ngjarja në fjalë është regjistruar rreth orës 19:15, gjegjësisht menjëherë pasi ekipi i rendit publik së bashku me njësitet tjera të Drejtori për menaxhim me kriza kanë dalë në terren për të kërkuar vajzën e re, e cila fatkeqësisht nuk ka mundur t’i mbijetojë ujërave të lumit Vardar.