Amerika sot voton për zgjedhjet e mes-mandatit
06.11.2018 11:45
Amerikanët sot do t’i drejtohen kutive të zgjedhjeve...

Amerikanët sot do t’i drejtohen kutive të zgjedhjeve në garën për nivele të ndryshme të pushtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka bërë një ofertë përfundimtare për votuesit që mbështesin Partinë Republikane në prag të një zgjedhjeje mbarëkombëtare që shihet si një referendum mbi presidencën e tij.
Pjesëmarrja në votime pritet të jetë e lartë. Të martën do të zgjidhen 35 senatorë dhe 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe 36 guvernatorë shtetesh e numër i madh i zyrtarëve të shtetit.
