Bllokohen mijëra njerëz nga luftimet në Jemen, alarm për krizë humanitare

06.11.2018 12:23

Mijëra civilë jemenas janë bllokuar në periferinë jugore të portit të Hodeidah, në Detin e Kuq...

Mijëra civilë jemenas janë bllokuar në periferinë jugore të portit të Hodeidah, në Detin e Kuq, ndërsa forcat e mbështetura nga një koalicion i udhëhequr nga Sauditët bombarduan kryengritësit Houthi në qytet, thanë grupet humanitare të hënën. 
 
Aleanca ka dislokuar mijëra trupa ushtarake në ditët e fundit pranë portit të mbrojtur nga Houthi, edhe pse nuk ka plane për një sulm të menjëhershëm. Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se një sulm ndaj qytetit, pika hyrëse për 80 për qind të importeve dhe furnizimeve me ndihma për të varfrit e Jemenit, do të rrezikonte të shkaktonte zi buke.
 
Luftimet kanë arritur pranë zonave të banuara, pranë një universiteti që ndodhet rreth 4 kilometra nga porti, por edhe afër spitalit kryesor, thanë grupet e ndihmave dhe banorët.