Botë
Macron: Europa duhet të ketë ushtrinë e saj
06.11.2018 14:01
Presidenti francez, Emanuel Makron, mendon se Europa tanimë ka nevojë për një ushtri të përbashkët për të ndalur aktet e agresionit të huaj...

Kreu i Elizesë tha se tërheqja e fundit e ShBA-ve nga një traktat për armët bërthamore me Rusinë e bën edhe më të domosdoshme gjetjen e mundësive për të mbrojtur kontinentin e vjetër. Vitin e kaluar, BE-ja krijoi një fond miliarda dollarësh për ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe për ta bërë kontinentin më të pavarur nga ana strategjike.
Presidenti Makro tha se paqja dhe mirëqenia që Europa ka përjetuar këto 70 vitet e fundit janë një moment i papërsëritshëm në historinë e kontinentit, i cili asnjëherë nuk i është ndarë luftërave e turbullirave kaq gjatë.
Deklaratat e kreut të Elizesë vijnë disa ditë përpara se vendi i tij do të presë dhjetëra liderë të botës për të kujtuar njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, ceremoni e së cilës do të mbahet të dielën.
