SHBA-IRAK

SHBA-ja i vazhdon sulmet ajrore mbi "Shtetin islamik" në Irakun Verior

12.08.2014 11:05

Gjuajtësit amerikanë mbrëmë kryen edhe një seri sulmesh mbi pozitat e grupacionit xhihadist sunit "Shteti islamik" në Irakun Verior, kumtoi Komanda qendrore e forcave të armatosura amerikane....

Në sulme është shkatërruar një pikë kontrolluese e "Shteti islamik", në jugperëndim të malit Sinxhar, ku mijëra përfaqësues të pakicës fetare të jazidëve u strehuan duke u arratisur nga islamistët.

Janë shkatërruar kamionë për transportimin e luftëtarëve dhe një automjet i blinduar.

Gjuajtësit amerikanë kanë kryer sulme edhe mbi pikat kontrolluese të "Shtetit islamik" në jug, juglindje dhe lindje të Sinxharit.