Hulumtimi i opinionit, qytetarët: Policia e korruptuar, besim i ulët tek institucionet

06.11.2018 16:02

Qytetarët janë të ndarë në përqindje të barabartë rreth vlerësimit të punës së policisë....

Qytetarët janë të ndarë në përqindje të barabartë rreth vlerësimit të punës së policisë, ndërsa mbi  60% vlerësojnë se është i pranishëm korrupsioni në polici. Kështu ka rezultuar hulumtimi i opinionit nga organizatat civile “Ipsos” dhe “Analitika tink-tenk” për punën e institucioneve.

“Perceptimi  është se rreth 62-63% e të anketuarve vlerësojnë se korrupsioni në polici është i përhapur në nivel shumë më të lartë, ndërsa  sa i përket  kryerjes së detyrës së policisë, gjysma e anketuarve kanë thënë se janë të kënaqur nga puna e saj, ndërsa gjysma tjetër shprehin pakënaqësi”,- theksoi Magdallena Llembovska nga “Analitika Tink-Tenk”.

Sipas këtij hulumtimi, në përgjithësi vërehet besim i ulët i qytetarëve në të gjitha institucionet, mediat dhe OJQ-të. Më shumë se gjysma e të anketuarve nuk i besojnë gjyqësorit, prokurorisë, komisionit për anti-korrupsion, inspektoratit tregtar dhe shëndetësisë. 37% e të anketuarve janë shprehur se nuk ndjehen të sigurt, ndërsa thuajse asnjëherë qytetarët nuk mund të mbështeten te dikush për të zgjidhur problemet që kanë.

“Perceptimi i përgjithshëm i anketuesve është se ka korrupsion në të gjitha institucionet. Besim të ulët pikërisht për këtë arsye vërehet tek prokuroria dhe gjyqësia”,- theksoi Magdallena Llembovska nga “Analitika Tink-Tenk”.

Profesorët universitarë përshëndesin masat e autoriteteve policore për të afruar policinë tek qytetarët, por theksojnë nevojën imediate për të punuar në ndryshimin e vetëdijes së punonjësve policorë.

“Shumë duhet të punohet me realizimin e trajnimeve, edukimeve të ndryshme si dhe ndryshimin e vetëdijes së punonjësve policorë”,- tha profesori universitar, Trpe Stojanovski. (Rexhep Qamili, TVM2)