Maqedoni

Nëpunësit administrativë dhe gjyqësorë kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes kolektive

06.11.2018 16:17

Finalizimi i aktiviteteve për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për nëpunësit administrativë dhe gjyqësorë....

Finalizimi i aktiviteteve për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive për nëpunësit administrativë dhe gjyqësorë, barazimi i nëpunësve gjyqësorë sa i përket pagesave, si dhe kthimi i pagave që u janë marrë gjatë vitit 2016, ishin temat për të cilat diskutuan përfaqësuesit e sindikatës, ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski, dhe zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristovski.
 
Me rëndësi për ne është nënshkrimi i marrëveshjes kolektive që nuk është nënshkruar në vitin 1995, me të cilin do rregulloheshin të drejtat e nëpunësve administrativë, sepse 15 vite askush nuk dëshironte të debatojë në këtë temë, thekson kryetari i sindikatës, Peco Grujevski.
 
“Tani po krijohet mundësi t’i rregullojmë të drejtat e tyre, t’i anashkalojmë grevat dhe protestat dhe të punojmë që të rriten pagat, të ndryshohet ligji për administratë shtetërore ose të ketë ligj të ri i cili do të rregullojë shtesat në paga që deri në këtë moment nuk janë te precizuara”,- theksoi kryetari i LSSM-së, Peco Grujovski.
 
Ministri Mançevski tha se po bisedohet për zgjidhje konkrete.
 
“Unë jam optimist dhe shpresoj se deri në fund të vitit ose në fillim të vitit të ardhshëm do të nënshkruajmë marrëveshjen kolektive dhe do të tentojmë t’i plotësojmë kërkesat e sindikatës, kuptohet se nuk jemi marrë vesh për gjithçka, po realizohen bisedime edhe për rritjen e pagave të administratës. Në ditët në vijim do të dalim me të dhëna konkrete”,- u shpreh ministri i administratës publike, Damjan Mançevski. 
 
Zëvendësministri i drejtësisë, Oliver Ristovski, tha se javën e ardhshme do të ofrohen zgjidhjet e mundshme.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI