MEPSO nënshkruan 9 marrëveshje me qeverinë, 18 milionë euro investime në rrjetin e ri përçues
Shoqata Aksionare MEPSO ka nënshkruar 9 marrëveshje për investime....

Shoqata Aksionare MEPSO ka nënshkruar 9 marrëveshje për investime me vlerë prej 18 milionë euro në rrjetin e ri përçues.
Planifikohet ndërtimi i mbi 100 km rrjet të ri, largpërçues me nivelin e tensionit prej 110 kilovolt, katër rrjete të reja të largpërçuesit në trasetë ekzistuese. Në mënyrë plotësuese do të modernizohen edhe katër stacione transformatori me pajisje sekondare primare dhe të pjesshme dhe do të instalohen pajisje të reja në katër stacione transformatori në katër hidrocentrale.
“Kjo do të krijojë kushte për uljen e çmimit përfundimtar që paguajnë qytetarët dhe kompanitë. Zbatimi i Ligjit të ri të Energjisë jep rezultate. Maqedonia po zbaton reformat në sektorin e energjisë me një përqindje më të madhe se ajo e komunitetit të energjisë”,- tha kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev.
“Me kontratat e sotme praktikisht siguron stabilitet të tillë në një afat të gjatë. Linjat e rrjetit largpërçues që janë ndërtuar 50-60 vjet më parë do të restaurohen dhe tranfostacionet të cilat bartin energji elektrike, do të restaurohen tërësisht me pajisje të reja që do të ofrojnë siguri për furnizimin me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend”,- tha zëvendëskryeministri, Koço Angjushev.
“Përveç investimeve të realizuara nga MEPSO për promovimin e sistemit bartës, sfida jonë më e madhe si aksionare në të ardhmen është harmonizimi i të gjitha veprimeve të biznesit të MEPSO në drejtim të zbatimit të rregullores evropiane. Kjo përfshin përfshirjen e fazave të mëtejshme të liberalizimit të tregut si dhe duke përfshirë segmentin e tregut”,- tha ministri i transportit dhe lidhjes, Goran Sugarevski.
“Deri në fund të vitit do të nënshkruhet tender për ndërtimin e largpërçuesit me 400 kilovat në 100 kilovat të trafo stacionit në afërsi të Ohrit për lidhjen e energjisë të sistemeve bartëse të Maqedonisë me Shqipërinë”,- tha drejtori i MEPSO-s, Sasho Vasileveski.
18 milionë euro për investim në rrjetin përçues energjetik janë siguruar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim nëpërmjet një kredie me vlerë prej 23 milionë euro. (Rejhane Bushi Metaj, TVM2)
