Maqedoni
Kuvend, Xhaferi: U soll vendim për formimin e trupit për pajtim nacional
06.11.2018 18:17
Me iniciativë të grupit të pavarur të deputetëve në Kuvend u mbajt koordinimi mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit...

Me iniciativë të grupit të pavarur të deputetëve në Kuvend u mbajt koordinimi mes kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferit, me përfaqësues të partive politike që nuk kanë grup parlamentar, dhe shefave të grupeve parlamentare, lidhur me formimin e Komisionit interpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim.
Në këtë takim u vendos edhe për përbërjen e formatit të këtij grupi, ku u vendos që ky trup koordinues të përbëhet nga nënkryetarët e Parlamentit, koordinatorët e grupeve parlamentare dhe deputet të cilët nuk janë të organizuar në grup parlamentar. Këtë sot e potencoi pas takimit kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili nuk do të jetë pjesë e këtij komisioni.
“U vendos themelimi i grupit interpartiak parlamentar për pajtim dhe integrim, i cili do të përbëhet nga nënkryetarët e parlamentit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare. U vendos që ky komision të udhëhiqet nga bashkëkryesues, do të udhëhiqet nga dy bashkëkryesues, nënkryetarja, Frosina Remenski, dhe Emilia Aleksandrova”,- tha kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi.
Ky Komision do të udhëhiqet nga dy bashkëkryesues, nënkryetarja, Frosina Remenski, dhe Emilia Aleksandrova. Në këtë koordinim nuk mori pjesë koordinatori i grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa përfaqësuesi i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rushiti, e lëshoi mbledhjen, ndërsa dy partive, grupit të Lëvizjes Besa, do t’i takojnë nga një përfaqësues.
“Që në fillim të paraqitjes time kërkova sqarim se cilat janë qëllimet e formimit të këtij grupi, cili është bazamenti i këtij pajtimi dhe kush me kë duhet të pajtohet në këtë drejtim, dhe fitohet përshtypja se bëhet fjalë për një nevojë të politikës ditore të qeverisë aktuale, por edhe më keq, mundësia e hapjes së një dere të vogël përmes së cilës, nga e cila do të shtyhet përpara procesi i amnistisë, dhe ne jemi kategorikisht kundër kësaj. Për këto qëllime të paqarta deri më tani, ne nuk do të marrim pjesë”,- theksoi deputeti i ASh-së, Surija Rushiti.
“Ishte vetëm iniciativë për të formuar një grup interpartiak brenda parlamentit të Maqedonisë dhe ne si parti e përshëndetëm këtë iniciativë. Ndërsa sa i përket përmbajtjes dhe metodologjisë së punës, do të prezantojmë vendimin tonë për secilin propozim dhe për secilën ide që do të parashtrohet në këtë komision”,- tha deputeti i Lëvizjes BESA, Rexhep Mehmeti.
Në aspektin procedural, parlamenti diskuton aspektin procedural të çështjes në bazë të informatës që gjykata ka lëshuar deri tek kreu i kuvendit. Por, për thelbin e bisedave dhe peshës të cilën do ta ketë ky komisioni dhe cilët vepra do të përfshihen në këtë pajtim, do të vendoset në mbledhjet e tjera, kur të kompletohet ky komision.
FITIM KRYEZIU
