Maqedoni
Micotakis: Amendamentet kushtetuese, më të këqija se Marrëveshja e Prespës
06.11.2018 18:43
Kryetari i partisë opozitare më të madhe greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis...

Kryetari i partisë opozitare më të madhe greke Demokracia e Re, Kirjakos Micotakis, ka deklaruar se ndryshimet kushtetuese të propozuara në Kuvendin e Maqedonisë janë edhe më të këqija nga vetë marrëveshja e Prespës, dhe përsëriti se partia e tij nuk do të votojë për ratifikim të marrëveshjes mes dy vendeve.
“Në çështjen e Shkupit, Marrëveshja e Prespës vazhdimisht e rrit numrin e fakteve negative tashmë të përfunduara, siç duket nga procesi i revizionit të vendit fqinj. Ato punë që sillen për revizion në Kushtetutën e re të Shkupit janë ende më të këqija nga vetë Marrëveshja e Prespës. Përkatësisht ta them këtë më thjeshtë: me vendimet e tij, Qeveria i lejoi Shkupit tashmë të tallet me Greqinë”, tha Micotakis para deputetëve të Demokracisë së Re.
