Botë

Kamerun, rrëmbehen 79 fëmijë nga një shkollë

06.11.2018 19:03

Disa njerëz të armatosur rrëmbyen 79 fëmijë nga një shkollë në Kamerunin perëndimor...

Autoritetet thonë se akti  është kryer nga militantët separatistë. Rrëmbimi ndodhi para agimit në qytetin Bamenda, në rajonin veriperëndimor.
 
Fëmijët, drejtori i shkollës dhe shoferi u rrëmbyen jashtë qytetit, ndërsa burimet qeveritare thanë se edhe ushtria kishte filluar kërkimin në zonë.
 
Një zëdhënës i ushtrisë konfirmoi rrëmbimin dhe ka thënë  se gjithsej 81 njerëz janë rrëmbyer duke përfshirë edhe drejtorin e shkollës. Ai tha se ka shumë të ngjarë të ketë qenë kryer nga separatistët.
 
Kurse pala e akuzuar mohon  përfshirjen në këtë akt të rëndë dhe fajësoi ushtarët e qeverisë për këtë ngjarje.