Stoltenberg: Deri në arritjen e paqës qëndrojmë në Afganistan
Problemet e sigurisë dhe sulmet e brendshme ndaj trupave të NATO-s në Afganistan....

Problemet e sigurisë dhe sulmet e brendshme ndaj trupave të NATO-s në Afganistan nuk do të ndikojnë në angazhimin e aleancës për të ndërtuar një “forcë afgane” të aftë për t’i bërë talebanët të pranojnë një fund të negociuar për luftën, tha të martën zyrtari i lartë i NATO-s.
“Qëllimi është të ndërtohet një forcë mjaft e fuqishme për t’i treguar talebanëve se është “e pakuptimtë dhe kundërproduktive për të vazhduar luftimet”, tha sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg gjatë një vizite në Kabul, ku u takua me Presidentin Ashraf Ghani dhe komandantët e lartë të NATO-s.
Përpjekjet për të arritur një zgjidhje paqësore pas më shumë se 17 vjetësh luftime, janë intensifikuar, me takimet midis të dërguarit të posaçëm të SHBA-ve, Zalmay Khalilzad dhe zyrtarëve talebanë që synonin përgatitjen e rrugës për bisedimet e paqes.
