Komisioni votoi për marrjen e mandatit të Gruevskit
Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit votoi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.....

Komisioni për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit votoi për marrjen e mandatit të Nikolla Gruevskit.
Shumica e deputetëve në sallën e komisionit votuan për marrjen e mandatit. Pesë deputetët nga gjithsej nëntë votuan “pro” marrjes së mandatit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa pas këtij votimi procedura kalon në seancë plenare.
Ndërkaq nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM u shprehën kundër marrjes së mandatit të deputetit Nikolla Gruevski dhe në këtë mënyrë kanë lëshuar sallën e Komisionit për Çështje të Rregullores, Mandatit dhe Imunitetit.
Ndryshe, propozimi për marrjen e mandatit është dorëzuar pasi Gruevski është dënuar me dy vite burg nga Gjykata Penale, në lidhje me blerjen e makinës luksoze “Mercedes” për të cilën PSP hapi lëndë.
