"Miliet": Katër kandidatë për kryeministër të ri turk
Katër emra janë në lojë për funksionin kryeministër i ri në Turqi, shkruan sot gazeta turke "Miliet".....

Këshilli drejtues qendror i Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet (AKP) dje mbajti seancë në të cilën, sipas gazetës, është shqyrtuar edhe çështja se kush mund të jetë njeriu i parë i Qeverisë pas zgjedhjes së kryeministrit aktual, Rexhep Taip Erdogan për president të Turqisë në zgjedhjet e së dielës.
Mbrëmë pas përfundimit të seancës zëdhënësi i AKP-së, Hysein Çelik kumtoi se më 27 gusht do të mbahet kongres i jashtëzakonshëm i partisë në të cilin do të zgjidhet lideri i ri partiak, i cili do ta marrë funksionin e kryeministrit.
"Miliet" shkruan se sipas varianteve, të cilat përmenden në kuloarët e partisë, katër kandidatë do të luftojnë për funksionin e liderit dhe kryeministrit edhe atë zëvendëskryeministri Bulent Aranç, nënkryetari i partisë, Mehmet Ali Shahin, ministri i Punëve të Jashtme, Ahmet Dautogllu dhe këshilltari i Erdoganit, Binali Jëlldërim.
Si opsion më pak i mundshëm përmendet edhe emri i zëvendëskryeministrit, Beshir Atalaj.
