Maqedoni
Filipçe: Partneriteti publiko-privat edhe në shëndetësi
07.11.2018 17:05
Partneriteti i institucioneve shtetërore me kompanitë private është një nga mënyrat alternative për ta rindërtuar dhe përforcuar sistemin shëndetësor....

Kështu deklaroi ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, duke bërë të ditur se po shqyrtohet opsioni i partneritetit publiko-privat.
“Qëllimi është të bashkohen kapacitetet, ekspertiza edhe nga sektori privat dhe publik. Ne jemi të vetëdijshëm se shumë herë nuk na mungon ekspertiza por infrastruktura. Këto janë disa modele që dëshirojmë t’i shqyrtojmë deri në ndërtimin e qendrës së re klinike”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas ministrit, kanë modele të cilat mund t’i implementojnë dhe të bëjnë një sistem të përbashkët në të cilin pacientët do të kenë cilësi më të lartë në mbrojtjen shëndetësore, e madje do të ndikojë edhe në zbritjen e çmimit të disa shërbimeve të cilat paguhen përmes FSShM-së.
VLORA LATIFI TOPOJANI
