Maqedoni

VMRO-DPMNE: Qeveria nuk na konsultoi për planit 18

07.11.2018 17:15

VMRO–DPMNE akuzon kryeministrin Zaev dhe qeverinë për mospërfilljen e tyre në përgatitjen e planit 18....

VMRO–DPMNE akuzon kryeministrin Zaev dhe qeverinë për mospërfilljen e tyre në përgatitjen e planit 18, si pjesë e procesit paraqasës në bisedimet e vendit me BE-në. Nga kjo parti thonë se Zaev edhe kësaj radhe e gënjeu opinionin njëjtë sikur që ka vepruar edhe me marrëveshjen për emrin.
 
Marrja e sugjerimeve nga VMRO–DPMNE për projektimin e planit 18 thonë se ka qenë pjesë e marrëveshjes, për të cilën sipas zëdhënësit Arsovski nuk janë konsultuar për asnjë pikë të planit.
 
“Plani i tyre i ashtuquajtur 18  bëhet fshehtas dhe në mënyrë jotransparente. Asnjë plan nuk ka arritur në adresë të VMRO-DPMNE-së, as që janë kërkuar vërejtje nga partia jonë edhe pse marrëveshja e përbashkët ishte që për çështjet e eurointegrimeve, vendimet të merren me konsensus. Megjithatë nuk kanë dërguar ndonjë kërkesë për konsultim me ne dhe kjo është një sjellje tradhtie e  qeverisë e cila nuk është e gatshme  të arrijë rezultate në asnjë fushë të shtetit. Sinqerisht çuditemi se si mundet një kryeministër të gënjejë opinionin”,- tha Dimçe Arsovski nga VMRO–DPMNE.
 
Dje krerët e qeverisë prezantuan planin 18, i cili paraprakisht është miratuar në qeveri, me çka shpalosën reformat që duhet të arrihen në fushën e drejtësisë, sigurinë nacionale, reformat në administratën publike si dhe në politikën për anti-korrupsion. Për këtë plan, kryeministri Zaev tha se do të hapë debat me opozitën dhe partitë tjera për të respektuar parimin e inkluzivitetit në planin 18, njëjtë siç kanë vepruar edhe në planin paraprak 3-6-9.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU