TURQI-ISIS

"Sabah": Shteti islamik i shpalli luftë Turqisë dhe Erdoganit

12.08.2014 12:38

Grupi i Shtetit Islamik i shpalli luftë Turqisë dhe presidentit të sapozgjdhur turk dhe kryeministër aktual, Rexhep Taip Erdogan, publikoi gazeta turke "Sabah", duke e transmetuar deklaratën e liderit të kësaj organizate islamiste, Abu Bakir al Bagdadi.......

Sipas gazetës, Bagdadi bën thirrje për luftë kundër Erdoganit, të cilin e quan armik, i cili "nuk i respekton ligjet e sheriatit" dhe e mbështet njësitin e armatosur kurd "peshmerga".

"Erdogani është me orientim sekular dhe nuk i respekton normat e të drejtës së sheriatit gjatë drejtimit të shtetit", deklaroi Bagdadi.