Maqedoni
Komisioni për Çështje Kushtetuese, debat rreth draft-amendamenteve
07.11.2018 18:17
Komisioni për çështje kushtetuese ka nisur debatin rreth draft amendamenteve për ndryshimet kushtetuese....

Fillimisht kryeministri, Zoran Zaev, ka eleboruar amendamentet, duke theksuar se ato janë pjesë e Marrëveshjes së Prespës. Ndërsa deputeti i VMRO-së, Trajko Veljanovski, ishte kritik ndaj amendamenteve e sidomos ndaj nenit që parasheh ndryshimin e emrit kushtetuese.
“Proklamata e KACKAM-së mbetet pjesë e historisë tonë. Në preambulë bëhet e qartë se Kushtetuta është e themeluar nga çështjet juridike të KAÇKM-së, por jo edhe të formulimeve politike të cilat mund të interpretohen si aspirata territoriale ndaj shteteve fqinje. Sa i përket Marrëveshjes paqësore të Ohrit, deri tani në Kushtetutë nuk e kishte vetëm emrin e marrëveshjes. Amendamentet e propozuara janë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardeve gjithashtu, për të drejtat dhe liritë e njeriut. Andaj, amendamentet e meritojnë mbështetjen e të gjithë deputetëve. Përmes amendamentit të parë, në nenin 33, emrit Republika e Maqedonisë i shtohet vetëm përcaktimit verior, ndërsa me 3 amendamentet e radhës respektohet integriteti, sovraniteti territorial i vendeve fqinje, mbrojtja nga ndryshimi i kufijve, si dhe kultivohet trashëgimia kulturore dhe ajo historike”,- tha kryeministri i RM-së, Zoran Zaev.
“Mundem t’u uroj që dolët në krye të grupit të vogël qeveritar, duke u fshehur pas trupit kolektiv dhe vendosët për ndryshimin e emrit. Keni deklaruar disa herë që nuk do të ndryshoni kushtetutën e as emrin kushtetues të vendit. Emrin e ndryshuat, përmes përpjekjeve për t’u fshehur pas qytetarëve, por edhe përkundër asaj që u tha, ju sërish nuk e dëgjuat popullin. Në Kushtetutë emri Republika e Maqedonisë do të ndryshojë në Republika Maqedonia e Veriut. Në më shumë se 50 nene ekziston ky term edhe atë në secilin nen nga 2 apo 3 herë. Ju nuk mund ta ndryshoni kushtetutën vetëm me një fjalë. Mos u frikoni, nuk do ju bëjmë obstruksione”,- tha deputeti i VMRO-së, Trajko Veljanovski.
