Pesë sportistë të Maqedonisë, udhëtojnë për në Lojërat Olimpike për të rinjë në Nanjing të Kinës
Delegacioni i Maqedonisë sonte niser për në Nanjing të Kinës, ku prej 16 e deri më 28 gusht, do të mbahen Lojërat Olimpike për të rinjë, të dytat me rradhë, në të cilat do të marrin pjesë sportistët më të mirë të rinjë në botë.........

Komiteti Olimpik i Maqedonisë, ka mundësuar pjesëmarjen e pesë sportistëve nga vendi ynë, të cilët do të kenë mundësinë që ti matin forcat me bashkëmoshatarët e tyre nga e mbarë bota.
Gjatë periudhës së kaluar, të gjithë pjesëmarësit kishin përgatitje kualitative, ndërsa pjesëmarja në këto Lojëra Olimpike, plotësisht është e financuar nga KOM. Ndryshe, në delegacionin e Maqedonisë në Nanjing, do të gjendet edhe një përfaqësues shqiptar, mundësi i klubit të mundjes Liria, Elmedin Sejfullau, i shoqëruar nga seleskionuesi i kadetëve në mundje, Sedat Baftiu.
Eskpeditën e Maqedonisë, e përbëjnë:
Elmedin Sejfullau – mundës në stil të lirë, i shoqëruar nga Sedat Baftiu,
Ana Ivanovska – në qitje, e shoqëruar nga Ivanço Ivanovski,
Stefan Jankullovski – not, në 200 dhe 400 metra, i shoqëruar nga Boro Bllazhevski,
Jovan Jovanovski dhe Andrej Petkovski – biciklizëm, të shoqëruar nga Sashko Vançevski.
Udhëheqës i delegacionit të Maqedonisë do të jetë Vladimir Bogoevski, drejtor sportiv në KOM. Ekspedita, sonte niset për në Nanjing, ku pritet të mbërrijë përmes Stambollit. (Mustafa Ademi, TVM2)
