Botë
Kamerun, lirohen 70 nxënësit e marrë peng
07.11.2018 19:38
Zyrtarët në Kamerun kanë bërë të ditur se nxënësit e rrëmbyer në një shkollë në veriperëndim të këtij vendi, janë liruar....

Shtatëdhjetetetë nxënës dhe tre persona të tjerë u rrëmbyen të dielën në kryeqytetin e rajonit Bamenda. Një shofer po ashtu u lirua, por drejtori dhe një mësues i shkollës vazhdojnë të mbahen peng.
Qeveria dhe separatistët në rajonin anglishtfolës akuzuan njëri-tjetrin për rrëmbimet. Është e paqartë se kush i rrëmbeu nxënësit dhe pse, por autoritetet thonë se të liruarit po merren në pyetje para se të ribashkohen me prindërit e tyre.
