Të shtëna në një lokal në Kaliforni, dhjetëra të plagosur

08.11.2018 13:06

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal në Kaliforni...

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal në Kaliforni, si pasojë e të cilave janë plagosur dhjetëra njerëz. Deri tani, nuk ka informacione për  njerëz të vdekur, por vetëm për dhjetëra plagosur.

Sipas mediave amerikane, ka pasur rreth 30 të shtëna. Sipas policisë, i dyshuari është nga Lindja e Mesme, rreth moshës 20-vjeçare, me mjekër dhe i veshur i gjithi me të zeza.