SUPERKUPA E EVROPËS

Uefa Super Cup: Reali dhe Sevilja për trofeun e parë sivjet

12.08.2014 13:32

Stadiumi “Milenium” në Kardif të Uellsit, sonte do të jetë nikoqir I Super kupës së Evropës, në të cilën do të takohen skuadrat spanjolle, Reali i Madridit dhe Sevilja dhe me të cilën, edhe zyrtarisht do të ngritet sipari për sezonin e ri garues në kupat evropiane.........

Klubi “mbretëror”, në Uells ka udhëtuar si kampion i Europës, ndërsa Sevilja edicionin e shkuar festoi në Ligën Europa.

Të dyja ekipet e kanë fituar nga njëherë këtë kupë, Reali vitin 2002 kur kishte mposhtur Feenordin me 3-1, ndërsa Sevilja, vitin 2006 pas fitores befasuese prej 3-0 kundër atë botë kampionit evropian Barcelonës.

Kjo do të jetë Super kupa e katërt në të cilën do të takohen skuadra nga një shtet. Para 14 vitesh, Milani ishte më i sukses`shëm se Sampdoria, vitin 1993 Milani kishte humbur nga Parma, ndërsa vitin 2006 Sevilja kishte triumfuar kundër Barcelonës.

Sa i përket transferimeve të skuadrave gjatë kësaj vere, “mbretërit” shpenzuan 120 milion euro për tre lojtarë. Nga Monako u ble James Rodriguez për 80 milion euro, nga Bajerni erdhi Toni Kros për 30 milion euro, ndërsa nga Levanteja, për një shumë prej 10 milion euro, është blerë portiere Kejlor Navas.

Sipas informatave që vijnë nga Kardifi, reprezentuesi gjerman dhe ai kolumbian, do të jenë në formacionin titullar të trajnerit Karllo Ançelloti, ndërsa Navas do të mbetet në bankinën e rezervistëve, pasi portier titullar pritet të jetë kapiteni Iker Kasiljas.

Nga minuta e parë, ndeshjen pritet ta nis edhe Kristian Ronaldo. Sa i përket Seviljës, skuadra andaluziane, gjatë kësaj vere mbeti pa shumë lojtar kyq në udhëtimin drejt trofeut në Ligën Europa, si Rakitiç, Mbia, Marin, Peroti, Botia e Parea, ndërsa lojtarë të rinjë te ekipi i Unaj Emerit janë: Aleks Vidal, Denis Suarez, Jago Aspas, Krihovjak dhe Karisu.

Ndeshja e Super kupës së sivjeme evropiane, mes Realit të Madridit dhe Seviljës, do të referohet nga arbitri anglez Mark Klatenburg dhe do të filloj në orën 20 e 45 minuta, me ç`rast e njejta, ekskluzivisht do të transmetohet në programin tonë. (Mustafa Ademi, TVM2)