Doris Pak: 8 deputetët nuk duhet të trajtohen si kriminelë

08.11.2018 14:04

Kryetarja e Asociacionit të grave në Partinë popullore evropiane Doris Pak.....

Kryetarja e Asociacionit të grave në Partinë popullore evropiane Doris Pak, në profilin e saj në Tuiter ka thënë se PPE nuk duhet të lejojë sjelljen e drejtuesve të VMRO-DPMNE-së ndaj tetë deputetëve të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese, në kundërshtim me qëndrimet e partisë.

“E papranueshme është tetë deputetët e VMRO-së të cilët votuan për marrëveshjen me Greqinë dhe të ardhmen evropiane tani të përballen me kërcënime dhe të trajtohen si kriminel. PPE nuk guxon të tolerojë këtë”, ka shkruar Pak.