Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, ndërpriten shtesat për fëmijën e tretë
Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka vendosur të ndërpresë shtesat fëmijërore për fëmijën e tretë.....

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka vendosur të ndërpresë shtesat fëmijërore për fëmijën e tretë, me arsyetimin se kjo masë nuk ka dhënë rezultatet e pritura si dhe për shkak se viteve të fundit ka rënë nataliteti.
Në vend të kësaj mase ata parashohin ndihma të tjera, rrjedhimisht mjete afatshkurta. Mjetet e parapara për fëmijën e tretë, sipas Carovskës, do të dedikohen për familjet që me të vërtetë janë të prekura nga varfëria.
“Në vend të ligjit për shtesa për fëmijë të tretë, parashihet ndihmë e pakthyeshme e cila do t’u jepet vetëm njëherë në vlerë prej 5000 denarëve për fëmijën e parë, për të dytin parashihen të jepen 20.000 denarë dhe të tretin prej 60.000 mijë denarësh. Shkalla e natalitetit ka rënë nga 13,3 në 2001, në 11,1 në vitin 2016. Gjithashtu për shkak se këto mjete i kanë marrë edhe familjet e pasura dhe jo vetëm të varfrit”,- tha ministrja për punë dhe politikë sociale, Mila Carovska.
Por, nga Ministria thonë se ata prindër që momentalisht shfrytëzojnë këtë të drejtë, do të vazhdojnë të marrin të njëjtat, ndërsa me hyrjen në fuqi të ligjit të ri kjo masë do të shfuqizohet. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
