Gjykimi për “Toplik”, dëshmojnë të punësuarit e Ministrisë së Transportit
Me dëgjimin e dëshmitarëve, të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve....

Me dëgjimin e dëshmitarëve, të punësuar në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, ka vazhduar gjykimi për rastin “Toplik”, në të cilin ish ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakievski, akuzohet për tender të paligjshëm.
Ish anëtarja e Komisionit të parë për ankande publike, Marika Mitevska, e cila ka refuzuar të nxjerrë në shitje parcelat për shkak të pengesave ligjore, tha se kolegu i saj, Dimitar Dimovski, tashmë i akuzuar në këtë rast, për çdo ditë i ka ushtruar presion asaj dhe anëtarëve të tjerë që të marrin vendim sa më shpejtë për shitjen e tyre. Madje, Mitevska në gjykatë tha se Dimovski gjithmonë i ka rikujtuar atyre që ai duhet shikuar sikur e shikojnë Janakievskin.
“Ne konstatuam disa mangësi, për këtë arsye përpiluam një procesverbal në të cilin treguam arsyet pse shpallja për parcelat nuk duhet publikuar”,- tha dëshmitarja në gjykatë.
PSP në rastin “Toplik” akuzon 6 persona, në mesin e të cilëve i akuzuari i parë është Janakievski, që në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike ka krijuar Komision për ankande publike, i cili ka urdhëruar të zgjedhë ofertues për blerje dhe disponim me tokë shtetërore për ndërtimin e kompleksit elit “Qyteti i Diellit” në Sopishtë edhe pse firma nuk i kishte plotësuar kushtet për këtë. (Rexhep Qamili, TVM2)
