Vdekja e Xhejhanit në lumin Vardar, Taravari: Nuk kemi dështuar si komunë
Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i vlerëson si të pavërteta thashethemet....

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i vlerëson si të pavërteta thashethemet e plasuara në opinion lidhur me vdekjen tragjike të 17-vjeçares, e cila para disa ditësh humbi jetën në ujërat e lumit Vardar.
Sipas tij, qëllimi ka qenë që rasti të paraqitet si dështim i udhëheqësisë komunale dhe për përfitimin e poenëve politikë.
“Sipas raportit të policisë, është qartësuar pse dhe si ka ndodhur fatkeqësia. Çdo gjë që buroi nga thashethemet që dolën më shpejt se vet lajmi i vdekjes, nuk është e vërtetë. E vërtetë është më e rënda, humbja e saj. Kjo familje, ashtu si edhe ne jemi të qartë se si ka ndodhur ky rast, i cili është vetëm një fatkeqësi, fatkeqësi që nuk është shkaktuar nga asnjë pakujdesi, por vetëm nga fati që luan lojëra të tilla tragjike”,- theksoi kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari.
Sipas Taravarit, pushteti lokal i Gostivarit tashmë e ka filluar me vaksinimin dhe sterilizimin e qenve si dhe ka ndërtuar edhe strehimoren për qen, e cila nuk është aktivizuar shkaku i problemeve pronësore juridike dhe të moskoordinimit të faktorëve relevantë në shtet. (Lulzim Haziri, TVM2)
