TURQI

9-të të ngujuar gjatë shembjes në një minierë në Turqi

12.08.2014 13:46

Nëntë minatorë kanë mbetur të ngujuar sot gjatë shembjes në një minierë në afërsi të qytetit të Detit të Zi Zonguldak në pjesën veriore të Turqisë.....

Siç lajmëroi agjencia turke Anadolia, tani për tani nuk ka informacione për fatin e minatorëve të ngujuar.

Shkaqet për shembjen në minierë nuk janë të njohura. Gjatë aksidentit në minierën për qymyr në Turqinë perëndimore në maj të këtij viti, jetën e kanë humbur 301 minatorë, që deri tani është incident më i rëndë në industrinë turke të minierës.