Skadon afati për burgimin e Gruevskit, Këshilli Penal shqyrton ankesat

08.11.2018 19:19

Ish-kryeministri Gruevski do të presë termin të ri për t’u paraqitur në burgun e Shutkës....

Ish-kryeministri Gruevski do të presë termin të ri për t’u paraqitur në burgun e Shutkës, për mbajtjen e dënimit prej 2 viteve të caktuara me vendim të Gjykatës Penale  për  blerjen e mercedezit luksoz.

Edhe pse aktvendimi i Gjykatës Penale parashikonte që Grueski sot të paraqitej në burgun e Shutkës, ai do të shpëtojë për disa ditë sepse në Gjykatën Penale që nga dita e djeshme kanë filluar të arrijnë ankesat personale nga i gjithë ekipi i avokatëve të Gruevskit lidhur me vendimin e gjykatësit për kryerjen e sanksioneve, i cili refuzoi t’ia shtyjë mbajtjen e dënimit. Pritet që edhe vetë Gruevski deri në Gjykatën Penale të parashtrojë ankesë, pas çka fillon të rrjedh afati prej tre ditësh, ku Këshilli Penal vendosi ta shtyjë mbajtjen e dënimit në burgun e Shutkës.

Me dorëzimin e ankesës automatikisht shtyhet mbajtja e dënimit dhe atë në varësi të kohës së nevojshme që Këshilli Penal ta sjellë vendimin, por që kufizohet në tre ditë.

Pavarësisht vendimit të gjykatës, ish kryeministri Gruevski ka të drejtën e ankesës edhe në Gjykatën Supreme, pas kompletimit të veprës në Gjykatën Penale. Por, kjo nuk nënkupton anulimin e  shkuarjes  së tij në burg.

Në ndërkohë, që nga dita e djeshme u aktualizua edhe mekanizmi i faljes nga ana e presidentit. Këtë madje e kërkuan protestuesit gjatë protestave të mbrëmshme  para Gjykatës Penale. Duke mos dashur të komentojë më tepër lidhur me këtë, sot kryeministri  Zaev tha vetëm se amnisti nuk do të ndodhë. 

Dje, Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit me shumicë votash i rekomandoi Kuvendit që deputetit, Nikolla Gruevski, t’i merret mandati. Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, është dënuar me dy vite burg në rastin “Tank” të PSP-së për furnizimin e mercedesin me vlerë prej 580.000 euro. (Farije Dauti Bakiju, TVM2)