Shpërthim zjarri në Kaliforni, evakuohen mijëra banorë
09.11.2018 13:43
Mijëra banorë po evakuohen në Kaliforninë e Veriut....

Mijëra banorë po evakuohen në Kaliforninë e Veriut, pasi një zjarr është përhapur në disa qyteteve në ultësirat e Sierras. Zjarri, që filloi të enjten pranë Camp Creek, është favorizuar nga erërat e forta dhe pyjet e thata.
Autoritetet thanë se ka raporte të pakonfirmuara për viktima. "Kemi marrë raporte për disa viktima",- tha për gazetarët shefi i qarkut. Por këto raporte nuk janë verifikuar ende.
Kamp Fire ka djegur 20 mijë hektarë deri të enjten pasdite, sipas kohës lokale. Erërat me shpejtësi prej 80 km/h bënë që zjarri të përhapet me shpejtësi vetëm në disa orë dhe banorët u detyruan të braktisin makinat e të largoheshin në këmbë për të shpëtuar.
