UNIVERZITETET SHTETËRORE

Këtë javë regjistrimi në universitetet publike

12.08.2014 14:24

Në Universitetet Shtetërore, këtë javë do të fillojë paraqitja për studime deridiplomike në vitin akademik 2014/2015, në afatin e parë të regjistrimit......

Në pesë Universitetet Shtetërore, të lira janë gjithsej 24.121 vende për studentët e ardhshëm.

Në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, të lira janë gjithsej 5.310 vende. Prej tyre, 2.690 për studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2.225 për studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 395 vende për studentë me korrespodencë.

Në Universitetin "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup, të lira janë 10.048 vende. Prej tyre, për studentë të rregullt me kuotë shtetërore ka 5.771 vende, për studentë të rregullt me bashkëfinancim të studimeve të lira janë 3.267 dhe student me korrespodencë 1.010.

Numri i vendeve të lira nëpër fakultete dhe programet studimore, informatat për kushtet për paraqitje dhe për dokumentet e nevojshme, përfshihen në konkurset të cilët Universitetet i kanë publikuar në ueb faqet e tyre zyrtare.

Regjistrimet në USHT janë javën e ardhshme, nga 19 deri më 22 gusht, ndërsa rezultatet do të publikohen deri më 25 gusht.

Në USHT, afati i dytë i regjistrimit është prej më 2 deri më 5 shtator. Studentët me kuotë shtetërore paguajnë nga 200 euro apo 100 euro në studimet e disperzuara, ndërsa për ata me bashkëfinancim dhe çmimi i studimeve me korrespodencë është 400 euro. (Memedali Jusufi, TVM2)