Kuvend, debat rreth rebalancit të buxhetit
Në Kuvendin Republikan ka filluar debati rreth rebalancit të buxhetit në seancë plenare....

Në Kuvendin Republikan ka filluar debati rreth rebalancit të buxhetit në seancë plenare. Në elaborimin e propozim rebalancit të buxhetin, ministri i financave, Dragan Tevdovski, tha se qëllimi i rishikimit të buxhetit është që të bëhet korrektim i anës së shpenzimeve dhe atë për sigurim të mjeteve për mbështetje të komunave dhe fuqizim të Fondin Për Siguri Shëndetësor dhe Fondit Pensional.
“Në këtë mënyrë, rebalanci krijon një hapësirë fiskale për forcimin e kapacitetit fiskal të komunave, nëpërmjet mbështetjes financiare të komunave dhe përdoruesve të njësive të tyre në fushën e arsimit, kulturës dhe mbrojtjes sociale, në vlerë prej rreth 51 për qind të detyrimeve të papaguara. Në këtë mënyrë pritet të forcohet kapaciteti fiskal i komunave, servisimi i borxheve dhe rehabilitimin e ekonomisë”,- tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Por, nga VMRO-DPMNE theksojnë se rebalanci i buxhetit për vitin 2018 është joreal. Sipas partisë opozitare, realizimi i investimeve kapitale është në shifra katastrofale, për shkak të, siç thonë, paaftësisë së qeverisë.
“Nuk mundemi ne të kemi zhvillim ekonomik, kur kemi realizim më të ulët të investimeve kapitale. Kur në muajin maj këtu e pyetëm kryeministrin Zaev se përse kemi vetëm 11% realizim të investimeve kapitale, kryeministri tha se për atë është fajtore VMRO-DPMNE. A është VMRO-DPMNE fajtori që ju bëtë revizion të të gjitha projekteve infrastrukturore, VMRO është fajtore se e ndalët rritjen e përgjithshme ekonomike?”,- u shpreh Liljana Kuzmanovska nga VMRO-DPMNE.
Nga LSDM theksuan se kjo qeveri ende e paguan krimin financiar që ka bërë VMRO-DPMNE gjatë kohës që ka qenë në pushtet.
“Kjo qeveri i shlyen borxhet kuadër të një viti, të cilat janë bërë gjatë dhjetë viteve të kaluara, nga qeveritë e kaluara. Pajtohem që investimet kapitale janë në nivel të ulët, por ne kemi trashëguar projekte katastrofale siç ishte autostrada Kërçovë – Ohër. Projekti i dokumentacionit dallon prej gjendjes në realitet”,- tha Tomisllav Tuntev nga LSDM.
Me ndryshimet në Buxhetin e Maqedonisë për vitin 2018 është bërë revidim i anës së të ardhurave dhe shpenzimeve për 0.5%. Me këtë do të kryhet alokim i mjeteve, edhe atë 600 milion denarë për FPIM-në dhe 763 milion denarë për FSSh-në. Rritja ekonomike është reviduar në 2.8%, kurse deficiti buxhetor mbetet në 2.7 për qind. (Ersan Pajaziti, TVM2)
