Maqedoni
Këshilli Penal: Gruevski duhet të nis vuatjen e dënimit me burg
10.11.2018 12:31
Edhe sot ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në Burgun e Shutkës, ku duhet të vuajë dënimin prej dy vjetësh për rastin e Mercedesit...

Edhe sot ish-kryeministri Nikolla Gruevski nuk është paraqitur në Burgun e Shutkës, ku duhet të vuajë dënimin prej dy vjetësh për rastin e Mercedesit, pasi Këshilli Penal vërtetoi vendimin e gjykatës për kryerjen e sanksioneve dhe dënimin me burg.
Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë kur Gruevski ta pranojë atë që më pas të paraqitet për të vuajtur dënimin në burgun e Shutkës. Por Nikolla Gruevski akoma nuk e ka pranuar vendimin e Këshillit Penal, pasi shërbimet e gjykatës mbrëmë për të tretën herë janë munduar ta gjejnë atë në shtëpinë e tij. Vendimi Gruevskit do t’i dorëzohet të hënën kur ai do të duhet të paraqitet në seancë gjyqësore për rastin “Titanik”. Nëse edhe këtë herë dështon procesi i dhënies së vendimit, policia ka të drejtë të bëjë arrestimin e Gruevskit.
Gjatë fundjavës Gruevski mundet edhe vetë të paraqitet në Shutkë pa vendimin e Këshillit Penal, pasi që ai veç më ka akt për mbajten e dënimit me burg. Ndryshe, ish kryeministrit nuk i është marrë mandati dhe me këtë ai vazhdon të ushtrojë funksionin e deputetit, pasi deputetët nuk votuan që atij ti merret mandate. Nga 87 deputetët pranishëm në sale për marrjen e mandatit votuan 58 deputet, ndërsa nevoiteshin 80 vota për.
