Maqedoni
VMRO: Gjykatat janë të politizuara, gruevski nuk ka bërë asnjë krim
10.11.2018 12:57
VMRO-DPMNE komenton se gjyqësori vepron nën diktimin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Zoran Zaev....

Kjo parti vlerëson se kryeministri Nikolla Gruevski është viktimë e persekutimit politik dhe ndjekjes, siç thonë ata, nga pushteti jopopullor dhe kriminal që e udhëheq ndaj tij nëpërmjet partisë dhe gjyqësorit klientelist dhe prokurorisë.
"Kjo është në të njëjtën kohë një porosi kundër të gjithë kundërshtarëve politikë, të cilët duhet të heshtin dhe të heqin dorë nga lufta kundër këtij pushteti jo popullor dhe kapitulues. "Kjo përndjekje që tani po bëhet kundër ish-kryetarit të VMRO-DPMNE dhe kryeministër disa vjeçar i Republikës së Maqedonisë, ka edhe motivin e dytë të saj i arritur në korridoret e errëta të padrejtësisë së Maqedonisë dhe i realizuar në 'Jogjyqësinë Kacarska", deklaroi Naum Stillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
