Maqedoni

Kuvend, debat mbi draft-amandamentin 35

10.11.2018 14:01

Komisioni për Çështje Kushtetuese do të diskutojë sot për tekstin e draft-amendamentit 35 të propozuar nga Qeveria për ndryshimin e Kushtetutës....

Me draft-amendamentin praktikisht propozohet shtimi i i një paragrafi të  ri me të cilin deklarohet respektimi i sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të shteteve fqinje. Shefi i diplomacisë së Maqedonisë dje në seancë shkurt e sqaroi draft-amendamentin e tretë, ndërsa sot deputetët do ta fillojnë debatin për të.
 
“Në bazë të Marrëveshjes vërtetohet kufiri ekzistues mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë si kufi ndërkombëtar i paprekshëm, me çka merret obligimi reciprok që asnjë nga dy shtetet të mos ketë ndonjë pretendim ndaj çfarëdo territori të shtetit fqinj, as edhe pretendim për ndryshim të kufijve ekzistues. Të dy shtetet zotohen se nuk do të mbështesin pretendime nga palët e treta lidhur me kufijtë”, ka thënë Dimitrov.