Botë
Nga zjarret në Kaliforni nëntë të vdekur dhe 150 mijë të evakuuar
10.11.2018 14:24
Zjarre të mëdha kanë përfshirë Kaliforninë ku kanë lënë të vdekur së paku nëntë njerëz dhe më shumë se 150,000 janë evakuuar, thonë zyrtarët....

Pesë nga të vdekurit u gjetën në vetura në një qytet që u shkatërrua nga Camp Fire në veri të shtetit. Në perëndim të Los Angeles, po ashtu është duke u përhapur zjarr i madh duke përfshirë edhe qytetin e Malibuy, ku shumë shtëpi edhe janë kapluar nga zjarri. Të dy zjarret po përhapen shpejt nga erërat e forta.
Zjarri është përhapur me shpejtësi brenda natës dhe përfshini edhe një nga autostradat kryesore në perëndim të Los Anxhelosit. Në mesditën e të premtes zjarri mbulonte rreth 14,000 hektarë.Paradise, qyteza Kaliforniane me 27 mije banore, është shkatërruar pothuajse komplet.
