Maqedoni

Shoqata Bjeshkatare Ekologjike Shkup: Ti nxisim nxënësit të bashkëjetojnë me natyrën

10.11.2018 17:02

Shoqata Bjeshkatare Ekologjike Shkup, organizoi edhe ngjitjen e rradhës në majën më të lartë të malit Vodno, pikën Krstovar, në një lartësi prej 1,066 metra....

Për dallim nga rradhët tjera, Shoqata në fjalë, këtë rradhë këto aktivitete i organizon me nxënësit e shkollave të mesme, Zef Lush Marku dhe Cvetan Dimov. Nga kjo shoqatë theksojnë se qëllimi i tyre është që të rinjtë të stimulohen të merren me aktivitete sportive dhe të bashkëjetojnë me natyrën sepse është në dobi të shëndetit të tyre.
 
“Shoqata jonë, ka  si ide të  kahmotshme për t’i  stimuluar nxënësit dhe rininë  ta masivizojë në sporte, dhe ti mësojmë nxënësit të bashkjetojnë me natyrën, dhe të na bashkangjiten në aktivitetet tona javore. E kemi zgjedh malin Vodno, për shkak se është më I përshtatshëm për nxënës, për fillestar, dhe deri këtu arrihet me autobusa. Për fillestar të cilët nuk kanë pregaditje fizike, psikofizike, është e bollshme një ecje 1 or e gjysëm ngjitje, dhe një orë zbritje", tha Jashar Hirda, kryetarë i SHBESH. 
 
“Në programin tonë kemi të paraparë që ti përfshimë të gjitha shkollat e mesme, dhe shkollat fillore. Kuptohet se ky aktivitet nuk mund të realizohet as me një javë as me një muaj, ne do të vazhdojmë ti përfshijmë në programin tonë për vitin 2019, meqënse kemi interesim të madh, ia vlen të mirremi me këtë angazhim", tha Fari Rexhepi, koordinatorë i SHBESH.
 
Vlen të theksohet se aktivitetet sportive janë pjesë shumë e rëndësishme për të patur një mendje dhe trup të shëndoshë.
 
FJOLLA TELAI