Maqedoni

9.5 km, rrjet i kanalizimit fekal në vendbanimet e Likovës

10.11.2018 17:28

Në komunën e Likovës, kohëve të fundit po punohet intenzivisht rreth ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal, për të gjitha vendbanimet e saj....

Kreu i komunës së Likovës, Erkan Arifi, për TVM2 thotë se punët po ecin sipas parashikimeve që ka bërë institucioni që ai drejton.
 
 “Për momentin jemi në fshatin Matec, ku janë duke u kryer aktivitet rreth ndërtimit të rrjetit të kanalizmit fekal, të rrjetit primar, në gjatësi rreth 3.100m, vetëm në Matec”. tha Erkan Arifi, kryetar i komunës së Likovë.
 
Arifi, gjthashtu na njoftoi se punimet po realizohen edhe në vendbanime tjera të komunës, ku parashihet të ndërtohet 9.5 km rrjet I kanalizimit fekal.
 
 “Në nivel komunal, kryhen punime në fshatrat Llojan, Vaksincë, Sllupcan, Opajë, në fshatin Orizare këtyre ditëve do të fillojmë, kështuqë gjatësia totale e punimeve rreth ndërtimit të kanalizimit fekal për vitin 2018, arrin diku në 9.500 metër apo 9.5km”, tha Arifi.
 
Punimet rreth ndërtimit të rrejtit të kanalizimit fekal për vendbanimet e komunës së Likovës prite të përfundojnë deri kah mesi i muajit dhejtorë të këtij viti.
 
 “Duke përfshirë koston totale, në të gjitha vendbanimet, aarin diku rreth 540.000 Euro, mjete këto të siguruara nga buxheti i komunës së Likovës, nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapsinorë, si dhe nga Byroja për viset e pa zhvilluara, punimet pritet të përfundojnë deri më 15 dhjetorë të këtij viti, 9.5km”, shtoi Arifi.
 
Kreu i komunës së Likovës, falenderoi për bashkëpunimin e sinqert banorët e fshatrave, Llojan, Opajë, Orizare dhe Vishticë, pasi në këto vendbanime punimet rreth ndërtimit të rrjetit të kanalizimit fekal po realizohen falë bashkëpunimit mes banorëve dhe komunës.
 
FATLUM AQIFI