Maqedoni
Gjykata: 30 ditë paraburgim për të akuzuarit në “Perandoria”
10.11.2018 12:16
Gjykatësi i procedurës paraprake mbrëmë ka sjell vendim për pesë të dyshuarit në lëndën “Perandoria” që të qëndrojnë në burg 30 ditë, pas marrjes së pyetje për 10 orë...

Vendimet e gjykatësit dhe dërgimi i tyre në burgun e Shuto Orizares u bë pas mesnate. Prokuroria Speciale mund të parashtrojë aktakuzë për rastin “Perandoria”. Këtë e deklaroi prokurorja speciale Katica Janeva, pas shqiptimit të paraburgimit 30 ditor për pesë personat: biznesmenin Jordan Kamçev, bashkëpunëtorët e tij në ndërmarrjet Nenad Josifoviq dhe Zorica Arsovska, Cvetan Pandeleski – drejtor i Kombinatit “Pellagonija” dhe Todor Mirçeski – drejtor i kompanisë kontroverse “Eksiko”. Këta akuzohen për bashkim kriminel, dëmtim dhe favorizim të kreditorëve, keqpërdorim të detyrës zyrtare, mashtrim dhe larje parash.
"Lëndët janë marrë para rreth 5-6 muajve nuk e di saktësisht sa, të gjitha janë marrë në atë periudhë dhe në bazë të tyre është vendosur kompetencë në bazë të së cilës në përputhje me ligjin tonë për Prokurori Publike kemi të drejtë të zhvillojë hetim dhe të parashtrojmë aktakuzë. Për më shumë lëndë kemi marrë kështu dhe për të njëjtat kemi të drejtë të parashtrojmë aktakuzë që do të ndodhë në periudhën e ardhshme”, tha Katica Janeva.
Në hetimin për “Perandoria”, të dyshuar janë edhe 8 persona edhe atë Sasho Mijallkov, Ratka Kunoska Kamçeva, Hristina Kamçeva Stojçeska, Vlladisllav Stojkoviq, Dejan Janev, Vançe Mijallçev, Jovançe Taskovski dhe Liljana Gajdovska.
Në kumtesën e PSP-së bëhet e ditur se dëshmitë e tyre tregojnë se të dyshuarit gjatë periudhës së viteve 2002-2013, kanë kryer vepra penale personalisht ose përmes ndërmarrjeve që i posedojnë. Njëherësh, paralajmërojnë edhe zgjerimin e hetimit për persona të ri dhe vepra të reja penale.
