Kujdes nga temperaturat e larta këtë javë
Edhe pse gushti po arrin mesin e tij, vera e vërtetë duket se fillon që këtë javë.......

Të gjithë ata që planifikojnë pushimet e tyre këtë muaj, mund të rrinë të qetë, pasi ditët me diell nuk do të prishen nga ndonjë shi i papritur.
Gjatë kësaj jave, termometri do të shënojë edhe 38 gradë në hije, ndërsa në diell ajo mund të kalojë në 40 gradë celsius. Kjo situatë është si pasojë e të nxehtit afrikan.
Nga ora 10 deri në orën 16, është e ndaluar për tu ekspozuar në diell për fëmijët, të moshuarit dhe të sëmurët kronikë. Ky është paralajmërimi më i rëndësishëm për të mbrojtur veten në këto ditë me temperatura përvëluese.
Është një listë e gjatë me këshilla se si mund të mbrohemi nga vapa, duke nisur që nga uji që duhet të konsumojmë e deri te veshjet me ngjyra të hapura. Këto dy muaj shënohet një rritje e ndjeshme e pacientëve me probleme që vijnë nga i nxehti, sidomos për personat që kanë problem me tensionin dhe zemrën.
Për të gjithë ata që nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në det për pushimet e tyre, shpëtim i vetëm nga temperaturat janë pishinat, por edhe atje duhet pasur kujdes, pasi nuk është mirë të rrihet gjatë në diell. Gjithsesi, bëni mirë t’i shmangeni daljes në diell kur ai është më i nxehtë dhe të kërkoni strehim në vende të ajrosura mirë.
