Maqedoni

Problemet e syve tek fëmijët, parandalimi permes kontrolleve të rregullta

11.11.2018 14:00

Diagnostikimi i sëmundjeve të syve tek fëmijët mund të bëhet vetëm nëse ata i bëjnë kontrollimet e rregullta tek oftamologu....

Sipas statistikave mjekësore mbi  20 mijë fëmijë deri më tani kanë kryer kontrollë të syve. Projektet e këtij lloji rezultojnë të jenë të sukseshme  andaj mjekët thonë se të njejtat do të vazhdojnë  të implementohen edhe  gjatë vitit  2019, për diagnostikimin dhe trajtimin e hershëm të sëmundjeve të syrit tek fëmijët.
 
"Qëllimi i projektit është të bëhet detektimi, apo skreningu i syve tek fëmijët prej moshës 3-6 vjecare për të parë problemet që hasen te kjo popullatë, filluam gati viti i katërt me radhë, është arritur numri mbi 20 mijë të kontrolluar deri më sot. Projekti do të vazhdon edhe 2019-tën,ku caku jonë do të jetë të arrijmë numrin e 30 mijë fëmijëve të kontrolluar, dhe në fund të dalim me të dhëna të sakta për problematikën që i prek këtë moshë, dhe sa janë të shprehura problemet e të pamurit te popullata jonë, dhe me siguri do të dalim me të dhëna të sakta për masat që duhet ti ndërmarrim ne si shoqëri, duke filluar prej ministrisë e deri te institucionet publike po edhe ato private që tu ndihmojmë kësaj popullate", tha Iljaz Ismaili, mjek oftamolog.
 
Mjeku Ismaili u bën thirrje prindërve që tu bëjnë kontrolla fëmijëve prej moshës 3 vjecare sepse të mbajturit syza nuk është sëmundje, prandaj  masat e mëhershme jënë më efektive për parandalilim  e problemeve më serioze në të ardhmen.
 
"Si zakonisht tek fëmijët janë të shprehur më shumë largpamësia shkurtpamësia crregullimet në të pamurit njëri sy më mire tjetri më pak apo që I ikën syri,do të bëhet një analizë e të gjitha të dhënave, mbi 20 përqind e kësaj populate në të cilën ne e kemi kontrolluar dmth kanë probleme, më e keqja është se një pjesë e popullatës apo e prindërve  kur e vërejnë se fëmijët e tyre kanë nevojë për të bërë kontrolla shtesë  që  të mbajtë syza, ose mjete të tjera që do të ndihmojnë për të pamurin, nuk  epresin mirë. Do të kisha bërë thirrje te të gjithë prindërit se nuk ka të bëjë me sëmundje po është një anomali refractive syve prandaj është mirë që ata fëmijë të bëjnë në kohë kontrolla që udhëzohen në kontrolla të mëtejshme specialistike  dhe me mjetet ndihmëse sic janë syzat apo lentet  apo mjete tjera, ato fëmijë do të shohin botën sikur  fëmijë që nuk kanë probleme", tha Ismaili.
 
Ismaili thotë se projekti po realizohen në bashkëpunim mes Univerziteti të Shtulit, USAID-it, me përkrahjen e oftamologëve, si dhe institucioneve publike.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI