Maqedoni
Pajtim apo amnesti, Xhelili: Pro pajtimit, kundër amnistisë
11.11.2018 14:31
Formimi i Komisionit për pajtim ka dy dimenzione ,atë politik dhe juridik, vlerëson eksperti juridik Fadil Xhelili...

Sa i përket aspektit politik pajtimi do të nënkuptontë shtrirje duarsh dhe bashkëpunim mes pushtetit dhe opozitës. Kjo do të ishte e mirëseardhur sidomos në rrugën e Maqedonisë drejtë Natos dhe BE-së thot Xhelili. Por shikuar nga aspekti juridik falja do të ishte e dëmshme për funksionimin e shtetit juridik.
"Sa i përket dimenzionit jurdik mendoj s enjë falje si institute juridik nuk do ti shërbente funskionimit të shtetit juridik dhe do të ishtë një drejtësi selective dhe ndërhyrje në punën e gjyqësorit. Hapsirë për tu falur mendoj se nuk ka dhe çdo falje e tillë do të ishte një precedent në funksionimin e shtetit ligjorë ,prandaj mendoj se procedurat gjyqësore që zhvillohen ndaj të akuzuarve për rastin e 27 prillit duhet të kene epilog juridik dhe të marrin vendime gjyqësore", tha Fadil Xhelili, Ekspert Juridik.
Në këtë proces më pak e dhimbshme do të ishte rikualifikimi I veprës thotë Xhelili.
"Në mes të dy të kqijave faljes si institut juridik dhe ndryshimit të aktakuzës apo rikualifikimit të veprës penale e keqja më e vogël do të ishte ndryshimi I aktakuzës gjegjësisht rikualifikimi i veprës penale", tha Xhelili.
Por ai nuk e përjashton mundësinë që Kuvendi ose presidenti i shtetit në fund të këtij procesi të përdorin mundësinë për të miratuar ligj për amnesit apo falje.
FLORA LATIFI
