Maqedoni
Zgjedhja e gjykatësve dhe prokurorëve, Maksuti: Duhet ligj që nuk lejon mundësi për manovrim
11.11.2018 14:59
Reformat në gjyqësi sipas planit 18 parashohin që gjykatësit dhe prokurorët të zgjidhen në bazë të meritave dhe sukseseve në punë...

Sipas Profesorit Universitar Mersim Maksuti, kjo mund të arrihet me përpilimin e ligjit i cili do definojë qartë kriteret dhe nuk do të lejoj mundësi për manovrim gjatë përzgjedhjes së tyre. Por për të pasur zgjedhje të tilla Maksuti shton se duhet të garantohet tërheqja e frymës mbizotëruese të politikës mbi gjyqësorin.
"Të tërhiqet fryma mbizotëruese e politikës mbi gjyqsorin sepse çfardo ligji që të bëjmë nëse kemi vullnet politik për të dhunuar ligjin ne jemi shoqëri që lehtë lejojmë të depërtoj politika në institucionet tona ather kot nuk vlen asnjë ligj asnjë normë e cila vërtet mund të bëj ndryshime në gjendjen reale ekzistuese. Procesi reformave në gjyqësinë prokurori administrate lidhet drejpërdrejt me klimën politike dhe kërkohet që të humbet ndikimi politikës mbi institucionet e dretjtësisë", tha Mersim Maksuti, profesor universitar.
Maksuti më tej shton se këto refoirma nuk janë të thelluara sa duhet janë sipërfaqësore dhe për tu realizuar nevoitet veting I cili vecmë është realitet në shtetet fqinje.
"Këto refoma nuk janë shumë të thelluara janë sipërfaqësore unë do doja që të ishin ende më të thella në kuptimin e një vetingu që po bëhet një realitet në vendet tjera, por pse jo edhe te ne që nëse duam vërtet njëherë e përgjithmon të shkëputemi nga e kaluara ,ti hymë një procesi të reformave të thella ne mund ta pësojmë si shoqëri por nëse duam ti bashkohemi famlijes evropaine ne duhet të bëjmë reforma ende tmë të thella se këto", tha Maksuti.
Sipas Maksutit, duke u bazuar në planin 18 mujor, reformat në gjyqësor nët ë ardhmen parashonin edhe rezultate nga hetimet e sistemit Akmis, avansimin e ligjeve nbë sferën penale në sferën administrative.
FLUTURA LATIFI
