Maqedoni
Gjykata Penale, nëse të hënën nuk e gjejnë Gruevskin shpallet fletarrest
11.11.2018 15:30
Gjykata Penale të hënën do të bëj përpjekje të re për ti dorëzuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski...

Gjykata Penale të hënën do të bëj përpjekje të re për ti dorëzuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski vendimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy viteve për rastin “Tanku”.
Nga Gjykata thanë se do të mundohen të gjejnë Gruevskin për tia dhënë vendimin, por gjasat janë që ti jepet nëse të hënën paraqitet në gjyq për raste të tjera që është i akuzuar. Ai pasi që të pranojë vendimin, duhet menjëherë të lajmërohet në burg për vuajtjen e dënimit.
Nëse gjykata vërteton se Gruevski po i shmanget pranimit të vendimit, atëherë do të veprohet në zbatimin e tij apo drejt shpalljes së fletëarrestit. Kuvendi javën e kaluar nuk arriti që ti marr mandaten ish-kryeministrit dhe deputetit aktual të VMRO-DPMNE, për shkak se nuk ishin siguruar 80 vota.
