Maqedoni
Bruksel, kryenegociatori me BE, Bujar Osmani takon Hanin
11.11.2018 16:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani....

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në rolin e negociatorit kryesor dhe shefit të delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, do ta kryesoj delegacionin shtetëror- qeveritar në Bruksel në sesionin e punës me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, ku do të prezantohet kapitulli 24 – e drejta, liria dhe siguria.
Gjatë takimit, Osmani do të mbajë brifing joformal me përfaqësuesit e Grupit punues në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku do të prezantohet edhe Plani 18, si dhe do të ketë takim pune me Eurokomisionerin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han.
