Botë

Paris, Vuçiq dhe Merkel biseduan edhe për Kosovën

11.11.2018 19:03

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar në Paris një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel....

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar në Paris një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e ka informuar me rrjedhën e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës për mallrat që futen në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
 
Të martën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për vendosjen e taksës 10% mbi të gjitha importet me prejardhje nga Serbia dhe Bosnja. Kjo ka bërë që Vuçiq, dy ditë më vonë, të paralajmërojë se nuk do të takohet për bisedime me homologun kosovar, Hashim Thaçi, derisa të jetë në fuqi taksa. Merkel, në anën tjetër, theksoi se “dëshiron të ndihmojë që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ruhet paqja dhe stabiliteti”.