IRAK-ISIS

ISIS avancon, pushtohet edhe një qytet

12.08.2014 15:52

Edhe përkundër rezistencës nga luftëtarët kurdë në pjesën verilindore të Irakut, militantët e ISIS-it kanë avancuar pozicionet e tyre ditët e fundit.......

Kjo për faktin se në këtë pjesë të Irakut vetëm kurdët po bëjnë rezistencë. Ushtarët irakianë, janë larguar para dy muajsh dhe kjo i ka hapur rrugën ISIS-it të përforcojë pozicionet dhe të shtojë armatimin, shumica e të cilit është paguar nga SHBA-të.

Por, forcat kurde kanë nevojë të menjëhershme për ndihmë, për tu përballur me militantët islamikë. Një tjetër qytet, Xhalaula, ra në duart e ISIS-it dhe kjo shton nevojën e sulmeve ajrore amerikane në këto zona.

Avancimi i ISIS-it po rrezikon seriozisht edhe minoritetet jazidite, që ende janë të strehuar në malin e Sinjarit të rrethuar nga militantët. SHBA dhe vendet e tjera, po hedhin ndihma nga ajri për ta, por ato nuk mjaftojnë.

Popullata po përballet me urinë dhe etjen. Irakianët thonë se duhet më shumë se  vetëm ndihmë ushqimore  nga SHBA-të. Sipas tyre, për tu përballur me gjendjen duhet një Qeveri e re në Bagdad.