FSSH: Aparaturë për terapi me oksigjen në shtëpi
50 pacientë me formë më të rëndë të sëmundjes së mushkërive, do të mund të shfrytëzojnë në shtëpitë e tyre aparaturën për terapi me oksigjen.......

Këta pacientë janë mes qindra pacientëve me sëmundje të mushkërive, që hospitalizohen 3 herë në vit nga një muaj në Klinikën e Pulmologjisë, për shkak të terapisë me oksigjen.
Janë 390 të sëmurë të tillë në mbarë vendin. 50 aparatet në vlerë prej 1.7 milion denarësh, janë blerë nga mjetet e dedikuara në buxhetin e Klinikës. FSSH, në nëntor, bashkë me Klinikën do të sigurojë edhe aparatura përforcuese për oksigjen, për të cilat do të formohet një fond i veçantë shtesë. “
"Deri tani, Klinika ka ndarë rreth 257 mijë denarë në vit për pacientë, ose më saktë 12 milion denarë janë ndarë për hospitalizimin e këtyre pacientëve. Nga kjo situatë, askush nuk ishte i kënaqur, as Klinika e as pacientët. Tani pacientët nuk do të duhet të hospitalizohen më dhe as aparatet nuk kanë pse t’i blejnë privatisht”- deklaroi drejtoresha e FSSH-së, Maja Parnaxhieva Zmejkova.
Klinika, do të mund të përqendrohet në pacientët e tjerë dhe në përmirësimin e shërbimeve mjekësore. Pas aplikimit të terapisë së kombinuar në listën pozitive të ilaçeve për këta pacientë, efektet janë të dukshme, sepse është zvogëluar numri i të hospitalizuarve. (Gyltene Sinani, TVM2)
