Maqedoni

MPB, urdhërarrest për Nikolla Gruevskin

13.11.2018 12:09

Prej mbrëmë policia është vënë në kërkim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski...

Prej mbrëmë policia është vënë në kërkim të ish-kryeministrit, Nikolla Gruevski, të cilin e ka kërkuar edhe në shtëpinë e tij, pasi me urdhër të Gjykatës Penale kanë lëshuar flet-arrest për kapjen e tij, por ai nuk ndodhej në shtëpi.
 
Paraprakisht shërbimet gjyqësore gjatë ditës së sotme bënë përpjekje të reja që Gruevskit t’ia dorëzojnë vendimin e Këshillit Penal, me të cilën refuzohet ankesa kundër vendimit të gjykatësit për zbatimin e sanksioneve për anulim të dënimit.
 
Nga zyra e avokatëve të Gruevskit thonë se nuk janë në dijeni për vendndodhjen e Gruevskit, ashtu si edh gjashtë truprojet e ish-kryeministrit nga radhët e MPB-së, të cilët po ashtu thonë se nuk e dinë vendndodhjen e tij. Fotografia e ish-kryeministrit është publikuar edhe në faqen e internetit të Ministrisë së Brendshme, si person në kërkim.