Maqedoni
Mijallkov: Nuk e di se ku ndodhet Gruevski
13.11.2018 12:20
As ish-shefi i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, nuk e din se ku ndodhet, Nikolla Gruevski...

Para fillimit të seancës së sotme për rastin “Titanik 2”, Mijallkov, i pyetur nga gazetarët tha se nuk e di ku ndodhet ish-kryeministri.
Ndryshe, Mijallkov sot është paraqitur në Gjykatën Penale, ku mbahet seancë për rastin “Titanik 2”, i cili së bashku me Menduh Thaçin dhe ish-anëtarët e KShZ-së, është i akuzuar nga Prokuroria Speciale për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.
